Workshop-I përmbyllës I projektit “ My Story on the Front Page
Të premten zhvilluam workshop-in përmbyllës të projektit “𝐌𝐲 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐲 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐅𝐫𝐨𝐧𝐭 𝐏𝐚𝐠𝐞”, ku të gjithë pjesëmarrësit u mblodhën për të reflektuar mbi përvojën e tyre dhe ndikimin që ky projekt pati tek ata por dhe më gjërë.
Ky takim shërbeu si një mundësi për të vlerësuar arritjet e projektit, për të dëgjuar përshtypjet e pjesëmarrësve dhe për të diskutuar mënyrat se si mund ta vazhdojmë këtë mision edhe pas përfundimit të projektit.
Një falënderim shkon për 𝐙𝐕𝐀 𝐊𝐮𝐤𝐞̈𝐬 & 𝐇𝐚𝐬, dhe veçanërisht për shkollat që na mirëpritën dhe kontribuan në suksesin e këtij projekti:
🏫 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐐𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐒𝐡𝐞𝐡𝐮” 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐪𝐞̈𝐧
🏫 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐑𝐢𝐳𝐚 𝐒𝐩𝐚𝐡𝐢𝐮”, 𝐊𝐮𝐤𝐞̈𝐬
🏫 𝐆𝐣𝐢𝐦𝐧𝐚𝐳𝐢 “𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦 𝐀𝐛𝐝𝐢𝐮” 𝐁𝐢𝐜𝐚𝐣
🏫 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐈𝐦𝐞𝐫 𝐌𝐚𝐭𝐚” 𝐙𝐚𝐩𝐨𝐝
🏫 𝐆𝐣𝐢𝐦𝐧𝐚𝐳𝐢 “𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮” 𝐇𝐚𝐬
🏫 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐄𝐥𝐦𝐚𝐳 𝐀𝐝𝐞𝐦𝐢” 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐨𝐜
Faleminderit të gjithë nxënësve, mësuesve dhe stafit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre! Ky projekt mund të ketë përfunduar, por mesazhi dhe ndikimi i tij do të vazhdojnë…
Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, falenderojmë Mbretërinë e Bashkuar që na mbështeti me financime për realizimin e këtij projekti në kuadër të 𝑨𝒍𝒕𝒆𝒓𝒏𝒂𝒕𝒊𝒗𝒆 𝑷𝒂𝒕𝒉𝒘𝒂𝒚𝒔 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒎𝒆 managed by the British Council Office in Albania.
———————————————————————
This activity is created by Center for Youth Progress Qendra Per Progres Rinor, in the framework of the Project ‘”𝐌𝐲 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐲 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐅𝐫𝐨𝐧𝐭 𝐏𝐚𝐠𝐞: supported by the 𝐴𝑙𝑡𝑒𝑟𝑛𝑎𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑃𝑎𝑡ℎ𝑤𝑎𝑦𝑠 𝑃𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑚𝑒, funded by the Foreign, Commonwealth, and Development Office (FCDO) and managed by the British Council Office in Albania.

Ekspozitë me punimet e nxënësve në kuadër të projektit “ My Story on the Front Page”
Të rinjtë nga 6 shkolla të Kukësit dhe Hasit prezantuan publikisht punimet e tyre mbi temën e emigracionit. Pas trajnimeve për teknikat e shkrimit të lajmeve dhe dallimin e lajmeve të rreme, ata krijuan histori frymëzuese të bazuara në përjetimet e tyre, të miqve dhe familjarëve.
Ky aktivitet jo vetëm që i ndihmoi të rinjtë të zhvillojnë aftësi krijuese dhe kritike, por gjithashtu shërbeu si një hapësirë ndërgjegjësuese mbi çështjet e emigracionit.
“My story on the front page”, mbështetet nga Programi Rrugë Alternative, financuar nga Qeveria Britanike dhe menaxhuar nga Këshilli Britanik në Shqipëri.
——————————————————
This activity is created by Center for Youth Progress Qendra Per Progres Rinor, in the framework of the Project ”𝐌𝐲 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐲 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐅𝐫𝐨𝐧𝐭 𝐏𝐚𝐠𝐞: Empowering young reporters in changing public perception and fighting disinformation for illegal immigration”, supported by the 𝐴𝑙𝑡𝑒𝑟𝑛𝑎𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑃𝑎𝑡ℎ𝑤𝑎𝑦𝑠 𝑃𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑚𝑒, funded by the Foreign, Commonwealth, and Development Office (FCDO) and managed by the British Council Albania. British Embassy Tirana


Decision on the granting of the quality label
In accordance with the Guide of the European Solidarity Corps, the Quality Label is awarded to the organisation “Center for Youth Progress”.
Your organisation has been granted the Quality Label for the support and host role. Hosting is limited to maximum 2 long-term, maximum 4 for short-term and maximum 6 volunteers in volunteering teams at the same time in your organisation. Considering the overall personal and technical capacity of your
organisation, we recommend that you host a maximum of 8 volunteers at the same time.
The awarded Quality Label is valid for the entire duration of the Programme until 31 December 2027.

Çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar!
Kur vullnetari i Korpusit të Paqes Benjamin mbërriti për herë të parë në komunitetin e tij në veri të Shqipërisë, ai nuk ishte i sigurt se si mund të kishte një ndikim domethënës. Por një takim i rastësishëm me një vendase, e cila e pyeti se çfarë planesh kishte për projektet e komunitetit, ndezi një reflektim të thellë se si ai mund të kontribuonte. Gjashtë muaj më vonë, ndërsa kampi GLOW Code i programimit kompjuterik për vajza po merrte formë, ai gjeti përgjigjen në një mënyrë të papritur: e njëjta nga ajo bisedë e hershme ishte tani një studente e pasionuar kolegji që studionte informatikë dhe e etur për t’i mësuar kodimin brezit të ardhshëm.
Ajo u bë një pjesë e paçmuar e kampit GLOW Code, jo vetëm duke mësuar HTML dhe CSS, por gjithashtu duke bërë më shumë për të siguruar suksesin e kampit. Përkushtimi i saj si për kurrikulën ashtu edhe për zhvillimin personal të vajzave ishte frymëzues. Duke reflektuar mbi këtë përvojë, Benjamini kuptoi se ndryshimi në komunitet nuk ka të bëjë me një person që të ketë të gjitha përgjigjet – ka të bëjë me fuqizimin e udhëheqësve vendorë për të krijuar ndikim të qëndrueshëm. Për Benin ky është thelbi i shërbimit të Korpusit të Paqes: bashkëpunimi me anëtarët e komunitetit për të krijuar mundësi dhe për të bërë një ndryshim së bashku.


Kurse per video editing

Workshop në shkollën “Elmaz Ademi” Bardhoc
Në kuadër të projektit “𝐌𝐲 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐲 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐅𝐫𝐨𝐧𝐭 𝐏𝐚𝐠𝐞”, zhvilluam një workshop me nxënësit e shkollës “Elmaz Ademi” në Bardhoc, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë teknika të shkrimit të lajmit duke ndarë histori të përjetuara ose të dëgjuara nga miqtë dhe familjarët mbi emigracionin. Diskutimet u përqendruan kryesisht te sfidat dhe rreziqet e emigracionit të paligjshëm, por prekëm dhe aspekte të tjera të këtij fenomeni, duke nxitur ndërgjegjësimin për këtë çështje për veten dhe për publikun.
Ky aktivitet ishte një hap tjetër drejt qëllimit tonë për të edukuar të rinjtë dhe për të kontribuar në përhapjen e mesazheve të rëndësishme që promovojnë informimin dhe ndërgjegjësimin.
—————————————————————
This activity is created by Center for Youth Progress Qendra Per Progres Rinor, in the framework of the Project ‘”𝐌𝐲 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐲 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐅𝐫𝐨𝐧𝐭 𝐏𝐚𝐠𝐞: Empowering young reporters in changing public perception and fighting disinformation for illegal immigration”, supported by the 𝐴𝑙𝑡𝑒𝑟𝑛𝑎𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑃𝑎𝑡ℎ𝑤𝑎𝑦𝑠 𝑃𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑚𝑒, funded by the
Foreign, Commonwealth, and Development Office (FCDO) and managed by the British Council Albania.
Follow us to learn more about this project!


Seminar për marketingun dixhital
Këtë fundjavë organizuam një seminar të marketingut dixhital nga @cacttusedu për të pajisur të rinjtë në Kukës me aftesitë për të pasur sukses në tregun dixhital!

English club day, with @ben.roe_ delivering english talks on different issues, learning, exploring, making friends and having fun!
#youth#practiceenglish#activism


Sa njohuri kane qytetaret e Kukësit Bashkia Kukës mbi Ligjin per Konsultimin Publik?
Sa jane angazhuar ata ne dëgjesat e organizuara nga Bashkia ose Këshilli Bashkiak në dy vitet e fundit
Qendra Per Progres Rinor po pergatit raportin mbi “Perceptimi Qytetar mbi Njoftimin dhe Konsultimin Publik ne nivel Vendor”
Kjo anketë u zhvillua në kuadër të vlerësimit të situatës ekzistuese në lidhje me praktikat e njoftimit dhe konsultimit publik në nivel vendor.
Faleminderit per mbeshtetjen National Endowment for Democracy Olof Palmes Internationella Center Embassy of Sweden in Tirana

Workshop permbylles i projektit ‘Mbeshtetje dhe fuqizim per Forumin Tematik Rinor’
Projekti u zbatua në kuadër të ReLOaD.
ReLOaD2 po e bën angazhimin e të rinjve në çështjet e komunitetit kuptimplotë! Vajzat dhe djemtë fuqizohen dhe ndihmohen për të marrë pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes në qeveritë e tyre vendore.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans

Three interactive forums and round table discussion
Janë zhvilluar tre forume interaktive dhe tryeza të rrumbullakëta ku të rinjtë nga Shtiqni, Gostili dhe Bardhoci kanë shprehur shqetësimet, idetë dhe zgjidhjet e tyre për zhvillimin e komunitetit.
Një temë e rëndësishme e trajtuar gjatë takimeve ka qenë dhe vullnetarizmi dhe ndërmarrja e nismave në komunitetet ku ato jetojnë.
Grupet e krijuara në shkollat e targetuara kanë punuar për të përzgjedhur një iniciativë të cilën e kanë parë të nevojshme për ta realizuar në shkollë apo në komunitet.
Këto forume ndihmojnë dhe lehtësojnë dialogun dhe bashkëpunimin, duke fuqizuar të rinjtë për të kontribuar në proceset vendimmarrëse.
Së bashku mund të sjellim ndryshime pozitive në komunitetet tona!
Ky aktivitet eshte organizuar si pjese e skemes se granteve te vogla te projektit “Te Rinjte, Te Drejtat dhe Drejtesia” i zbatuar nga Terre des hommes Shqiperi me financim te Agjencise Austriake per Zhvillim dhe ADC ne Shqiperi”


Pedalojme & Pastrojme
Forumit Tematik Rinor, në bashkepunim me Drini Sports & Tours dhe Drejtoria e Shërbimeve Komunitare-Bashkia Kukës organizuan Nismen Komunitare per pastrimin e bregut te liqenit ne fshatin Koder-Lume, me pjesemarrjen e aktivisteve dhe vulnetareve nga fshatrat dhe qyteti Kukesit.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans

